Brazili epiqendër e koronavirusit
Sharr Travel

Brazili epiqendër e koronavirusit

Brazili është kthyer në epiqendrën e Koronavirusit në botë, ndërsa kurba e pandemisë së koronavirusit sa vjen e rritet duke kaluar pragun simbolik prej 25 000 të vdekur dhe 400 000 raste të konfirmuara.

“Deri tani, vendi më i prekur në Amerikën Latine, Brazili ka regjistruar 25 598 të vdekur nga COVID-19 dhe 411 821 raste të konfirmuara të kontaminimit”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shifra e të cilës janë më të ulëta se realiteti, sipas shkencëtarëve.

Me 1 086 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, është hera e pestë që ky vend me më shumë se 210 milionë banorë ka tejkaluar pragun prej 1 000 të vdekur në 24 orë që prej përshpejtimit të pandemisë, javën e kaluar. Rekordi daton më 21 maj me 1 188 të vdekur.