Rojet bregdetare libiane kthyen 211 azilkërkues në Tripoli
Sharr Travel

Rojet bregdetare libiane kthyen 211 azilkërkues në Tripoli

"Javën e kaluar, afër 700 azilkërkues tentuan të largohen nga Libia dhe u kthyen në arrest", tha Federico Soda, shefi i misionit për IOM në Libi.

Së paku 211 azilkërkues që ishin rrugës për në Evropë u kthyen nga rojet bregdetare të Libisë në Tripoli, tha dje Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM), raporton Anadolu Agency (AA).

Ata përfshinin gra dhe fëmijë, bëri të ditur në Twitter, duke theksuar se "stafi i IOM janë në pikën e zbarkimit për të ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë ekzaminimet mjekësore".

Njëri nga azilkërkuesit u raportua i zhdukur në det.

"Javën e kaluar, afër 700 azilkërkues tentuan të largohen nga Libia dhe u kthyen në arrest", tha Federico Soda, shefi i misionit për IOM në Libi.

Libia është një pikë e madhe transiti për azilkërkuesit që shkojnë drejt Evropës për shkak të luftës dhe kushteve të dobëta të jetesës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.