Afganistan, vriten 14 ushtarë nga sulmi i talebanëve
Sharr Travel

Afganistan, vriten 14 ushtarë nga sulmi i talebanëve

Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se talebanët kryen sulm të armatosur mbi stacionin e forcave kufitare në provincën Paktia.

Të paktën 14 ushtarë janë vrarë në sulmin e kryer nga militantët talebanë në lindjen e largët të Afganistanit, raporton Anadolu Agency.

Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se talebanët kryen sulm të armatosur mbi stacionin e forcave kufitare në provincën Paktia.

Deklarata thekson se në këtë sulm humbën jetën 14 ushtarë dhe tre të tjerë u plagosën.

Lëvizja talebane nuk ka komentuar mbi sulmin.

Afganistani përsëri është kthyer në arenë të dhunës pasi gjatë Fitër Bajramit në fuqi ishte armëpushimi treditor.