Ushtria nigeriane shpëtoi 241 pengje nga Boko Haram
Sharr Travel

Ushtria nigeriane shpëtoi 241 pengje nga Boko Haram

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, John Enenche, tha se përleshjet u zhvilluan midis ushtrisë dhe Boko Haram në rajonin e Gamboru të shtetit Borno.

Trupat nigeriane kanë shpëtuar 241 pengje të rrëmbyera nga grupi terrorist Boko Haram në verilindje të vendit, tha dje një zyrtar, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, John Enenche, u tha gazetarëve se përleshjet u zhvilluan midis ushtrisë dhe Boko Haram në rajonin e Gamboru të shtetit Borno.

Enenche tha se pas përleshjes, ushtria shpëtoi 136 fëmijë dhe 105 gra në një operacion kundër grupit terrorist.

Katërmbëdhjetë anëtarë të Boko Haram u neutralizuan gjatë këtij operacioni, tha ai, duke shtuar se një sasi municionesh e gjithashtu u sekuestrua.

Ai theksoi se ushtria nuk pësoi humbje apo lëndime gjatë operacionit.

Asnjë informacion kur pengmarrësit u rrëmbyen, nuk u zbulua. 

Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore por më vonë përhapi mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerunin fqinj, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.