Iran, vriten tre ushtarë gjatë një përleshjeje të armatosur
Sharr Travel

Iran, vriten tre ushtarë gjatë një përleshjeje të armatosur

Përleshjet shpërthyen midis forcave të rojës kufitare iraniane dhe grupeve të armatosura në një fshat të qytetit Sardasht në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor.

Tri roje kufitare iraniane u vranë gjatë një përleshjeje me grupe të armatosura afër kufirit irakian, bëri të ditur sot agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, transmeton Anadolu Agency.

Përleshjet shpërthyen midis forcave të rojës kufitare iraniane dhe grupeve të armatosura në një fshat të qytetit Sardasht në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor.

Përleshjet rezultuan në vrasjen e tre ushtarëve, së bashku me një numër të madh militantësh, raportoi agjencia e lajmeve, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Zonat kufitare janë skenë e përleshjeve sporadike midis forcave iraniane dhe PJAK, krahut iranian të grupit terrorist PKK.