Barnier: Raundi i ardhshëm i negociatave për Brexit shumë i rëndësishëm
Sharr Travel

Barnier: Raundi i ardhshëm i negociatave për Brexit shumë i rëndësishëm

Shefi i negociatorëve të Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier, deklaroi se raundi i negociatave të javës së ardhshme do të jetë thelbësor në sigurimin e një marrëveshje tregtare postBrexit me Britaninë e Madhe.

Deri tani, tre raunde bisedimesh kanë përfunduar pa rezultat të prekshëm.

Lidhur me raundin e katërt, që fillon të hënën, Barnier bëri thirrje për më shumë realizëm nga partnerët e tij negociues.

“Britanikët nuk e kanë kuptuar, ose nuk duan ta kuptojnë, se Brexit ka pasoja për ta”, theksoi Barnier.

Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Europian në fund të janarit dhe qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson insiston se negociatat për një gamë të gjerë temash të ndjeshme, duke nisur nga bashkëpunimi i sigurisë deri tek peshkimi, duhet të përfundojnë brenda afatit zyrtar të 31 dhjetorit./atsh/