Apple synon t’i kundërvihet Samsung Galaxy S30 me iPhone 13
Sharr Travel

Apple synon t’i kundërvihet Samsung Galaxy S30 me iPhone 13

Detaje nga Apple iPhone 13 sapo kanë mbuluar internetin dhe ai pritet të dalë në treg vonë në vitin 2021.

Së pari kemi dëgjuar se si Apple iPhone 12 do të vijë me 3 kamera dhe më pas kemi dëgjuar se si Samsung Galaxy S30 synonte ta luftonte këtë me një sensor kamerash të gjeneratës tjetër 150MP.

Dhe tani, del prapë në skenë gjiganti amerikan.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në internet, iPhone 13 do të vijë me konfigurimin e mëposhtëm të kamerës:

Një aparat fotografik me kënd të gjerë 64MP me zmadhim optik 1x dhe zmadhim dixhital 6x, një aparat fotografik telofoto 40MP me zmadhim optik 3x-5x dhe zmadhim dixhital 15x-20x, një lente anamorfike 64MP (2.1: 1), dhe një sensor LiDAR 4.0.

Sipas fotove që po qarkullojnë në internet, iPhone 13 do të ketë një sistem prej 4 kamerash me sensorin LiDAR.

Ta themi më thjesht, ky sistem kamerash nga iPhone 13 i vë nën hije edhe iPhone 11 dhe iPhone 12. Dhe duket si një sistem kamerash që, të paktën në letër, do të kishte mundësinë që t’i rezistojë rivalëve të ashpër të tij, madje edhe Samsung Galaxy S30.

Tashmë mbetet të shihet se sa të vërteta janë këto lajme. Por iPhone 13 duket që po vjen me një sistem aparat fotografik me të vërtetë të veçantë, dhe me atë mund t’i rrëzojë të gjithë rivalët e tij në këtë drejtim.