Pakistani heq ndalesën për fluturimet ndërkombëtare
Të dy linjat ajrore, ajo kombëtare dhe e huaj, do të lejohen të operojnë nga të gjitha aeroportet ndërkombëtare të Pakistanit, përveç aeroporteve Gwadar dhe Turbat.
Pakistani nga sonte do të rifillojë operacionet ndërkombëtare të fluturimit, transmeton Anadolu Agency.
"Sipas vendimit të Qeverisë Federale, operacioni i fluturimeve ndërkombëtare (fluturime të planifikuara, jo të planifikuara dhe çarter) është lejuar sonte nga ora 23.59", thuhet në deklaratën e Autoritetit të Aviacionit Civil.
Më tej thuhet se të dy linjat ajrore, ajo kombëtare dhe e huaj, do të lejohen të operojnë nga të gjitha aeroportet ndërkombëtare të Pakistanit, përveç aeroporteve Gwadar dhe Turbat.
Këto hapa erdhën një javë pasi Islamabadi hoqi ndalimin për fluturime të brendshme.
Udhëzimet e sigurisë për COVID-19 tashmë janë lëshuar për fluturime ndërkombëtare.
Do të sigurohet dezinfektim i avionëve dhe turmat në aeroporte nuk do të lejohen, thuhet në fund të deklaratës.
Pakistani në mars pezulloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit.























