“Bum” të infektuarish në Brazil/ 27 mijë raste të reja në 24 orë
BKT
   Bota

“Bum” të infektuarish në Brazil/ 27 mijë raste të reja në 24 orë

Brazili po përjeton ditë të vështira për shkak të koronavirusit. Pasi bëri “kërdinë” në pjesën tjetër të botës, duket se tani COVID-19 është “ngulur” në Brazil. Vetëm këtë të shtunë janë shtuar edhe 26.928 raste të reja, duke e çuar totalin në 465.166.

“

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 1.124 pacientë të tjerë, çka do të thotë se gjithsej janë regjistruar 27.878 viktima. Ky është një numër më i lartë sesa viktimat e Spanjës.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i të prekurve në të vërtetë mund të jetë 15 herë më i lartë se shifra e konfirmuar, sepse nuk janë kryer testime masivisht.