Shfuqizohet mbajtja e kujdestarive nga barnatoret
Sharr Travel

Shfuqizohet mbajtja e kujdestarive nga barnatoret

Shfuqizohen dispozitat e vendimit nr.02/17 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbajtjen e kujdestarive nga Barnatoret.

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka vendosur të shfuqizojë dispozitat e vendimit nr.02/17 të datës 27 Mars 2020 me të cilat krijohej obligimi i mbajtjes së kujdestarive nga barnatoret e licencuara në Kosovë.

 
Nga nesër 1 Qershor nuk do të ketë mbajtje të kujdestarive sipas vendimit të Qeverisë, me përjashtim të komunave të cilat tashmë e kanë rregulluar me akte komunale mbajtjen e kujdestarive (komunat të cilat kanë mbajtur kujdestari edhe para këtij vendimi, do ti mbajnë kujdestaritë sipas orarit të përcaktuar nga Komuna përkatëse.)

Me këtë rast OFK kërkon nga anëtarët e saj të vazhdojnë ti përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së dhe OFK-së për masat mbrojtëse gjatë ushtrimit të veprimtarisë me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e mundëshme e COVID 19.

OFK shfrytëzon rastin ti falënderojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale për bashkpunimin e treguar gjatë këtij procesi.


MË SHUME NGA Shëndetësi