Një tërmet 5.3 ballë godet Japoninë
BKT
   Bota

Një tërmet 5.3 ballë godet Japoninë

Epiqendra e tërmetit është në pjesën lindore të Ibaraki, e cila ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Tokio.

Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë goditi sot herët në mëngjes prefekturën Ibaraki në Japoni, njoftoi agjencia meteorologjike e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency.

Sipas një deklarate, epiqendra e tërmetit është në pjesën lindore të Ibaraki, e cila ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Tokio. Tërmeti ndodhi 100 kilometra nën tokë.

Nuk ka raportime lidhur me viktima apo të lënduar.

Tërmeti është ndier edhe në prefekturat fqinje ndërsa agjencia nuk lëshoi alarm për cunami.