Gjakrrjedhja nga hunda gjatë shtatzënisë,çfarë të bëni për ta shmangur
Sharr Travel

Gjakrrjedhja nga hunda gjatë shtatzënisë,çfarë të bëni për ta shmangur

Shikoni përse vjen deri te gjakrrjedhja nga hunda, çfarë do të duhej të bëni dhe si ta pengoni këtë situatë të pakëndshme gjatë shtatzënisë

Në shtatzëni mund të ndodhë mbyllja e hundës dhe gjakrrjedhja nga hunda. Mos u brengosni nëse vëreni gjurmë gjaku në shami letre.

Çka e shkakton gjakderdhjen gjatë shtatzënisë?

Gjatë shtatëzënësisë, trupi juaj prodhon shumë më tepër gjak. Kapilaret e imëta mbushem shumë, pëlcasin andaj vjen deri te gjakrrjedhja nga hunda.

Mund të vëreni që hunda ju është mbyllur më shumë se zakonisht, që është rezultat i qarkullimit të shtuar të gjakut nëpër membrana të mukozës.

A mund të pengohet gjakrrjedhja nga hunda?

Rreth çështjes së gjakrrjedhjes nga hunda gjatë shtatzënisë nuk mund të bëni shumë. Megjithatë, duhet të shmangni ajrin e thatë, sepse atëherë jeni më të ndjeshme.

Mund të përdorni aparat kundër ajrit të thatë. Gjithashtu, gjithmonë duhet të jeni posaçërisht të kujdesshme me rastin e fryrjes së hundëve.

Si të ndalet gjakrrjedhja?

Kur të fillojë të rrjedhin hundët gjak, uleni kokën duke qëndruar ulur apo në këmbë dhe shtrëngoni vrimat e hundës. Mos e hidhni kokën pas, sepse do të përkeqësoni gjakrrjedhjen.

Nëse hundët ju janë të mbyllura, shtoni konsumimin e lëngjeve. Me rastin e blerjes së sprejit për hundë jini të kujdesshme, sepse nuk janë të sigurt për shtatzëna.

Gjakrrjedhja nga hunda në shtatzëni zakonisht është afatshkurtër. Megjithatë, nëse shfaqe gjakrrjedhje më e madhe, patjetër duhet të shkoni te mjeku./telegrafi


MË SHUME NGA Shëndetësi