Përleshje në Afganistan, vriten tre pjesëtarë të forcave të sigurisë
Attaullah Khogyani, zëdhënësi i guvernatorit të Nangarhar-it, deklaroi se përleshja vijoi pas sulmit të talebanëve mbi stacionin policor në vendin Hisarak.
Së paku tre pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën gjatë përleshjeve me talebanët në qarkun Hisarak, në krahinën Nangarhar në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency.
Attaullah Khogyani, zëdhënësi i guvernatorit të Nangarhar-it, deklaroi se përleshja vijoi pas sulmit të talebanëve mbi stacionin policor në vendin Hisarak.
Khogyani tha se tre pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën, ndërsa një është plagosur.
Ai shtoi se gjatë përleshjeve humbën jetën edhe 16 militantë talebanë, ndërsa nëntë prej tyre u plagosën.
Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me përleshjen.























