Rrugë e re hekurudhore mes Pragës dhe Adriatikut
Sharr Travel

Rrugë e re hekurudhore mes Pragës dhe Adriatikut

Kompania e transportit “RegioJet” po planifikon një lidhje të drejtpërdrejtë midis kryeqytetit çek, Pragës dhe qytetit kroat Rijeka.

“Bisedimet mes partnerëve të huaj janë afër përfundimit”, deklaroi zëdhënësi i “RegioJet”, Ales Ondruj, duke shtuar se shitja e biletave mund të fillojë në ditët e ardhshme.

Të paktën tre trena në javë priten të operojnë nga 30 qershori në të dy drejtimet.

Për shkak të pandemisë, shumë çekë do t’i kalojnë pushimet verore në vendin e tyre, por edhe Kroacia konsiderohet, gjithashtu, një destinacion tërheqës për shkak të numrit relativisht të ulët të rasteve me koronavirus./atsh/