​Arrestohet vajza e kryebashkiakut të Nju Jorkut
Sharr Travel

​Arrestohet vajza e kryebashkiakut të Nju Jorkut

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio konfirmoi që vajza e tij Chiara (25) u arrestua gjatë protestave të mbrëmshme.

Blasio në konferencën për shtyp tha se ishte krenar me të bijën e tij, pasi ajo sillej paqësisht dhe se gjithçka që bëri ishte në frymën e protestës, transmeton BBC.

Protestat e dhunshme në SHBA kanë shpërthyer pas vrasjes së një afro-amerikani nga një polic amerikan.