Kinë, pas 4 muajsh mjeku humb betejën me COVID-19
BKT
   Bota

Kinë, pas 4 muajsh mjeku humb betejën me COVID-19

Që nga 17 prilli Kina nuk ka raportuar vdekje të reja nga COVID-19. Vdekja e mjekut, nga nesër do të shtohet në statistikat zyrtare.

Një mjek në qytetin Wuhan të Kinës, ku për herë të parë u shfaq koronavirusi i ri (COVID-19) ka humbur jetën nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ueb faqes shtetërore "The Paper", Hu Weifeng, një nga mjekët e spitalit qendror të Wuhanit i cili trajtohej që 4 muaj nga COVID-19 ka humbur jetën.

Që nga 17 prilli Kina nuk ka raportuar vdekje të reja nga COVID-19. Vdekja e mjekut, nga nesër do të shtohet në statistikat zyrtare.

Sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, në Kinë deri më tani janë konfirmuar 83.022 raste, prej të cilëve 4.634 kanë humbur jetën. Deri më tani janë shëruar 78.315 persona ndërsa 73 ende trajtohen.