13:35 / 02.06.2020
Rrëshqitje të tokës në Indi, 20 të vdekur
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e tokës në tre pjesë të ndryshme të luginës Barak.
Së paku 20 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së tokës në shtetin federal indian Assam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton NDTV, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e tokës në tre pjesë të ndryshme të luginës Barak.
Burimet lokale pohojnë se si pasojë e rrëshqitjes së tokës në Cachar dhe Hailakandi humbën jetën nga 7 persona, ndërsa në Karimganju humbën jetën 6 persona.
Shirat e dendur në Assam kanë rrezikuar 372.000 banorë të këtij rajoni, ndërsa burimet lokale lajmërojnë se situata më rëndë është në Goalpari.























