COVID-19, Brazili shënon 1.262 vdekje të reja ndërsa Meksika 470
Sharr Travel

COVID-19, Brazili shënon 1.262 vdekje të reja ndërsa Meksika 470

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.262 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 31.199.

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Brazil gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.262 vdekje ndërsa në Meksikë 470, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.262 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 31.199 ndërsa me 28.936 raste të reja ka arritur në 555.383 numri i rasteve.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.

- Meksikë, 470 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 470 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 10.637 ndërsa me 3.891 raste të reja ka arritur në 97.326 numri i rasteve.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në këtë vend rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.