Izrael, regjistrohet numëri lartë i të infektuarve me COVID-19
Sharr Travel

Izrael, regjistrohet numëri lartë i të infektuarve me COVID-19

Izraeli regjistroi 116 të infektuar dhe 5 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Izraeli ka raportuar sot numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) brenda një dite që nga 1 maji, duke regjistruar 116 të infektuar të rinj dhe duke e çuar në 17.285 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agnecy (AA).

Sipas autoriteteve shëndetësore, Izraeli ka regjistruar 5 raste të reja të vdekjeve në 24 orët e fundit, duke e çuar në 290 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Gjithsej 31 pacientë mbetet në gjendje kritike, përderisa 14.940 pacientë janë shëruar nga virusi.

Numri i rasteve të konfirmuara shënoi rritje ditëve të fundit pasi autoritetet vendosën të lehtësojnë masat kufizuese.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 6.32 milionë, me mbi 2.72 milionë të shëruar dhe mbi 377 mijë të shëruar.