Ushtria libiane fillon operacionin për të marrë aeroportin e Tripolit
Sharr Travel

Ushtria libiane fillon operacionin për të marrë aeroportin e Tripolit

Fillimi i operacionit u konfirmua në deklaratën e zëdhënësit të ushtrisë libiane, Muhamed Qununu.

Ushtria libiane sot njoftoi zyrtarisht fillimin e operacionit për çlirimin e aeroportit të Tripolit, në jug të kryeqytetit të vendit, nga milicia e kryekomandantit puçist Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).

Fillimi i operacionit u konfirmua në deklaratën e zëdhënësit të ushtrisë libiane, Muhamed Qununu, dhe e raportuar nga llogaria zyrtare e ushtrisë libiane në Facebook.

"Ne zyrtarisht njoftojmë fillimin e betejës për çlirimin e aeroportit", tha Qanunu.

Qeveria e Libisë e njohur ndërkombëtarisht ka qenë nën sulme nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019.

Në mars, qeveria libiane nisi operacionin "Stuhia e Paqes" për të kundërshtuar sulmet mbi kryeqytet dhe kohët e fundit rimori vendet strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya.

Të martën, Misioni i Mbështetjes i OKB-ve në Libi (UNSMIL) tha se Haftari ka rënë dakord për rifillimin e bisedimeve të armëpushimit.


MË SHUME NGA Bota