Italia riatdheson 8 kriminelë nga Santa Domingo
Sharr Travel

Italia riatdheson 8 kriminelë nga Santa Domingo

Interpol Italia në bashkëpunim me Interpol Santa Domingo ka përmbyllur në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar "Open World" i cili çoi në riatdhesimin në Itali të 8 kriminelëve të akuzuar për vepra të rënda penale.

8 personat, 7 meshkuj e 1 femër kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin Fiumicino të Romës.

Ky operacion duhej të mbyllej në fillim të muajit mars por për shkak të pandemise e të izolimit të vendit u bllokua per 3 muaj

8 kriminelët të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet me organizim mafioz, për mashtrim financiar e për trafik ndërkombëtar droge janë dënuar nga 4 deri në 13 vite burg.

Ata u arrestuan në ishujt Karaibe ku ishin fshehur për t'i shpëtuar drejtësisë italiane.

Ky operacion është dhe prova e parë e procesit të riatdhesimit në kushtet e protokollit ajror për parandalimit e infektimit nga pandemia.


MË SHUME NGA Bota