Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë
Sharr Travel

Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë

Astronauti amerikan White doli nga sonda “Gemini” në një lartësi prej 216 km mbi Tokë. I lidhur në anijen kozmike me një tub prej shtatë metrash që i siguronte oksigjen dhe komunikim, White përdori një mjet të veçantë dore për të manovruar në hapësirë.

Edhe pse dalja nga anija ishte parashikuar për 12 minuta, White, i kënaqur nga kjo eksperiencë, e zgjati ecjen në hapësirë deri në 20 minuta, gjë e cila detyroi drejtorin e udhëtimit në Hjuston që ta urdhërojë të kthehet përsëri në anije.