13:58 / 03.06.2020
Austri, Vjena heq kontrollet kufitare, me përjashtim të Italisë
Austria do të ndërpresë nesër, më herët nga sa ishte parashikuar, kontrollin e kufijve të saj tokësorë, me përjashtim të atyre që ndan me Italinë, tre muaj pas kufizimit të lirisë së lëvizjeve në kuadër të frenimit të pandemisë së koronavirusit, theksoi sot qeveria.
“Nga nesër, kontrollet do t’i rikthehen normalitetit dhe nuk do të jenë më automatike”, theksoi ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexandre Schallenberg në një konferencë shtypi duke shtuar se ai do të mbante kufizimet me Italinë për shkak të numrit të të kontaminuarve të regjistruar në këtë vend
Austria kishte planifikuar më herët për të rivendosur lirinë e plotë të lëvizjes me fqinjët lindor dhe verior më 15 qershor./atsh/























