Protesta në Britani për vdekjen e George Floyd
Sharr Travel

Protesta në Britani për vdekjen e George Floyd

Në kryeqytetin britanik të dielën e kaluar u zhvillua protesta në Sheshin Trafalgar, dhe më shumë protesta janë planifikuar për sot dhe në ditët në vijim në qytet dhe në të gjithë vendin.

Mijëra protestues sot u mblodhën në Londrën qendrore për të treguar solidaritet me demonstratat e “Black Lives Matter” (Jeta e Njeriut me Ngjyrë ka Rëndësi) në SHBA, të cilat shpërthyen nga vdekja e George Floyd, raporton Anadolu Agency.

Floyd, afro-amerikan 46-vjeçar, vdiq nga dhuna policore, i cili u filmua duke u lutur për të marrë frymë teksa polici i bardhë Derek Chauvin, vuri gjurin në qafën e tij për rreth nëntë minuta.

Floyd humbi jetën nga "asfiksimi i presionit të qëndrueshëm", tregoi autopsia e pavarur e shpalosur të hënën.

Në kryeqytetin britanik të dielën e kaluar u zhvillua protesta në Sheshin Trafalgar, dhe më shumë protesta janë planifikuar për sot dhe në ditët në vijim në qytet dhe në të gjithë vendin.

Protestuesit brohorisnin "pa drejtësi, s’ka paqe" me disa pankarta që shkruanin "Filloni të mbroni të gjithë jetën e njerëzve me ngjyrë”.

Protestat janë planifikuar gjithashtu për të mërkurën në mbrëmje në rrethet Brixton dhe Lewisham të Londrës.

Protestat po ashtu janë planifikuar për sot në mbrëmje në rrethet Brixton dhe Leëisham të Londrës.

Njerëzve në të gjithë Britaninë e Madhe u është kërkuar po ashtu të "qëndrojnë në gju", një gjest amerikan për të protestuar kundër racizmit në SHBA, në ora 6:00 pasdite si solidaritet me George Floyd.