Afganistan, 9 civilë të vdekur gjatë një shpërthimi
Sharr Travel

Afganistan, 9 civilë të vdekur gjatë një shpërthimi

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Së paku nëntë civilë humbën jetën gjatë shpërthimit në krahinën e Kandaharit, në jug të Afganistanit, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i policisë në Kandahar, Jamal Nasir Barikzey, tha se shpërthimi ndodhi në rajonin Hush Rod. Gjatë kalimit të një automjeti që transportonte civilë u aktivizua mjeti shpërthyes i vendosur më herët në rrugë.

Sipas tij, gjatë shpërthimit humbën jetën së paku nëntë civilë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.