Shërimet ditore tejkalojnë rastet e reja me COVID-19 në Rusi

Shërimet ditore tejkalojnë rastet e reja me COVID-19 në Rusi

Gjatë 24 orëve të kaluara, 8.536 persona rezultuan pozitiv me COVID-19, duke rritur shifrën në 432,277, ndërsa numri i të shëruarve arriti në 195,957, përfshirë 8,972 të shëruar që u regjistruan që nga dje.

Rusia raportoi numër më të lartë të shërimeve sesa raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të kaluara, 8.536 persona rezultuan pozitiv me COVID-19, duke rritur shifrën në 432,277, ndërsa numri i të shëruarve arriti në 195,957, përfshirë 8,972 të shëruar që u regjistruan që nga dje, tha ekipi i urgjencës së vendit në një raport ditor.

Në total prej 178 viktima të tjera rritën numrin e vdekjeve në 5.215.

Rusia, që vazhdon të mbetet e treta në mesin e vendeve me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19, filloi gradualisht të lehtësojë kufizimet javën e kaluar, pasi qeveria tha se situata ishte stabilizuar dhe se ka zhvendosur përqendrimin në rimëkëmbjen ekonomike.

Të martën, Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, njoftoi planin trefazësh për kapërcimin e rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia, e cila tani ka marrë mbi 380.300 jetë në botë.

Plani synon të stabilizojë situatën deri në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, të rivendosë plotësisht ekonominë deri në tremujorin e dytë të 2021 dhe të arrijë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik afatgjatë deri në fazën e tretë dhe të fundit.

Qeveria e Rusisë nuk ka vendosur ende për rifillimin e udhëtimeve dhe turizmit, ndërsa trafiku ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor ende mbesin të pezulluar dhe kufijtë e mbyllur për të huajt.

Dy zyrtarë të lartë rus janë duke u trajtuar për koronavirusin, ndërsa katër të tjerë, përfshirë Mishustin, janë shëruar.


MË SHUME NGA Bota