Sanchez i kërkon parlamentit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Sharr Travel

Sanchez i kërkon parlamentit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez i bëri thirrje parlamentit të miratojë një zgjatje të gjashtë dhe të fundit të gjendjes së jashtëzakonshme në Madrid.

Ligjvënësit pritet të miratojnë kërkesën e tij për zgjatje deri në 20 qershor, falë mbështetjes së ”Ciudadanos” dhe partive të shumta rajonale.

“Virusi është një armik dhe ne duhet të përdorim politikën për ta luftuar atë së bashku”, tha kryeministri i majtë, duke iu drejtuar komenteve të tij ligjvënësve konservatorë që synojnë të votojnë kundër thirrjes së tij.

“Më e keqja ka mbaruar”, tha Sanchez, duke përmendur se gjendja e jashtëzakonshme ka ndihmuar në kontrollimin e shpërthimit të koronavirusit të ri.

Ai paralajmëroi se duhet kujdes i vazhdueshëm pasi kufizimet për të penguar përhapjen e virusit janë lehtësuar.

Gjendja e jashtëzakonshme kundërshtohet nga Partia Konservatore Popullore, grupi më i madh i opozitës, si dhe nga populisti i krahut të djathtë ”Vox”, grupi i tretë më i madh në parlament, i cili akuzon Sanchez për shkatërrimin e ekonomisë së vendit./atsh/