Helsinki: Protestë për vdekjen e George Floyd-it
Sharr Travel

Helsinki: Protestë për vdekjen e George Floyd-it

Në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, në Senaatintori, janë tubuar mbi 3000 veta në shenjë revolte për vdekjen e George Floyd-it në Minessota, SHBA, me moton “Kam mundur të jem unë!”

Në Senaatintori (Sheshi i Senatit), të Helsinkit, janë tubuar mijëra qytetarë për të shprehur revoltën e tyre kundër racizmit, sikundër në SHBA dhe vendet tjera nëpër botë me moton: “Black Lives Matter”, njofton Iltalehti, transmeton RTKLive.

Protestuesit në Helsinki kërkuan që të arrestohen edhe  tre policë të tjerë që ishin në vendin e ngjarjes, jo vetëm polici Derek Chauvin./RTKLive