Kryeministri i Malajzisë del nga vetëkarantinimi
BKT
   Bota

Kryeministri i Malajzisë del nga vetëkarantinimi

Muhyiddin filloi vetëkarantinën 14 ditëshe më 22 maj pasi një prej zyrtarëve të tij të Kabinetit doli pozitiv me COVID-19.

Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin ka përfunduar karantinën e tij në shtëpi dhe sot është rikthyer në punë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Muhyiddin filloi vetëkarantinën 14 ditëshe më 22 maj pasi një prej zyrtarëve të tij të Kabinetit doli pozitiv me COVID-19.

Në një deklaratë nga zyra e tij, ai është testuar negativ për virusin.

Numri i rasteve me virus në Malajzi arrin në 7.970 me 115 të vdekur.