Kanada mbyll dyert e saj për Huawei
Sharr Travel

Kanada mbyll dyert e saj për Huawei

Operatorët kanadezë të telekomit, Bell dhe Telus njoftuan të martën se ata do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve Huawei në rrjetet e tyre përkatëse 5G. Nga ana tjetër, ata treguan se kanë nënshkruar marrëveshje me rivalët e gjigantit kinez.

Bell njoftoi se Ericsson do të jetë kompania që do të furnizojë rrjetin e saj, duke shtuar se do të kërkojë të rindizë shërbimet e saj 5G pasi ekonomia kanadeze doli nga karantina, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Bell, Mirko Bibic tha në një deklaratë se produktet inovative të Ericsson në teknologjinë 5G dhe përvoja në mbarë botën e kompanisë auedeze “do të jenë thelbësore në vendosjen e kësaj teknologjie lëvizëse transformuese” në Kanada.

Ndërkohë, Telus me qendër në Britani, gjithashtu njoftoi se kishte shpenzuar 200 miliardë dollarë në rrjetin e saj që nga viti 2000, dhe se do të ndahej nga 40 miliardë dollarë të tjerë gjatë tre viteve të ardhshme për të vendosur rrjetin e saj 5G.

Të dy Bell dhe Telus më parë kishin përdorur pajisjet Huawei në rrjetet e tyre. Në shkurt Telus i kishte thënë Financial Post se do të përdorë Huawei në rrjetin e tij 5G.

Vendimet e dy operatorëve kryesorë të Kanadasë do të thotë që kompania Huawei, e akuzuar si një mjet i qeverisë kineze, po izolohet gjithnjë e më shumë nga rrjeti 5G brenda kombeve të identifikuara si “Five Eyes”: Australia, Kanada, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Tech