Rouhani i alarmuar nga një valë e dytë e Covid19: Do të rikthej kufizimet
Nëse do të goditemi nga një valë e dytë e koronavirusit, nuk do të kemi rrugëdalje tjetër përveç asaj që të vendos sërish kufizime për ta luftuar atë, deklaroi presidenti iranian, Hassan Rouhani.
Reagimi i presidentit erdhi pasi ministri i Shëndetësisë, Saeed Namaki, i kishte kërkuar presidentit që t’i drejtohej popullatës iraniane, i shqetësuar për rritjen e sëmundjeve infektive ditët e fundit, të cilat arritën majën dje me 3 134 raste në 24 orë.
Rouhani më pas u kërkoi zyrtarëve që të forconin kontrollet dhe të inkurajonin popullsinë të respektonte protokollet e parandalimit.
“Një goditje e re e sëmundjes do të bllokonte jetën e qytetarëve duke kërcënuar situatën e tyre ekonomike dhe shëndetin e tyre. Popullsia duhet të ndalojë së bëri udhëtime të panevojshme’’, shtoi kreu i qeverisë iraniane, duke sjellë si shembuj trafikun e madh të automjeteve në rrugët e Teheranit dhe vendpushimet në detin Kaspik./atsh/























