Parlamenti izraelit pezullon të gjitha seancat për shkak të COVID-19
Si masë paraprake u vendos që të pezullohen të gjitha mbledhjet e komisioneve të planifikuara për sot në Parlament, thuhet në deklaratë.
Parlamenti i Izraelit pezulloi të gjitha seancat pasi një deputet ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19).
Në një deklaratë nga Zyra për media e Parlamentit thuhet se deputeti Sami Abu Shehadeh nga blloku i listës së përbashkët arabe, shtetas izraelit që përfaqëson palestinezët ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Si masë paraprake u vendos që të pezullohen të gjitha mbledhjet e komisioneve të planifikuara për sot në Parlament, thuhet në deklaratë.
Sipas lajmit të Institucionit Transmetues Publik të Izraelit (KAN) thuhet se nga të gjithë punonjësit është kërkuar që të mos vijnë në Parlament deri në një urdhër të dytë.
Deputeti Abu Shehadeh në një postim mbrëmë nga llogaria e tij në median sociale tha se ka rezultuar potiziv në testin e COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, mësohet se numri i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 17.377 ndërsa numri i vdekjeve në 291.
Në mesin e muajit maj në Izrael numri i rasteve ditore ra nën 50. Në Izrael ka filluar mësimi në shkolla, janë hapur restorantet dhe të gjitha qendrat tregtare të cila ishin mbyllur për shkak të COVID-19.























