COVID-19 vazhdon të përhapet në shtetet e Euroazisë
Armenia regjistroi 697 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, Ukraina 588, Kazakistani 271, Kirgizistani 28 dhe Gjeorgji 1.
Rastet e diagnostifikuara me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe rastet e vdekjeve edhe sot vazhduan të shënojnë rritje në shtetet e Euroazisë.
Në Armeni janë regjistruar 697 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 11.221. Numri i të shëruarve në këtë vend ka arritur në 3.468, ndërsa numri i vdekjeve në 176.
Deri më tani, në Armeni janë kryer 63.459 teste, ndërsa në vend ekzistojnë dhe 7.509 raste aktive.
- Ukrainë
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Ukrainë ka arritur në 25.411, me 588 raste të reja, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 747.
Në këtë vend, gjithsej 11.042 persona janë shëruar nga virusi.
- Kazakistani
Autoritetet shëndetësore në Kazakistan njoftuan se numri i rasteve u rrit për 271, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12.067.
Deri më tani, 48 persona kanë vdekur nga virusi, 6.240 të tjerë janë shëruar, ndërsa 5.779 raste mbeten aktive.
- Uzbekistani
Në Uzbekistan, 59 raste të reja kanë çuar numrin e përgjithshëm në 3.874, përfshirë 3.014 të shëruar dhe 16 vdekje.
Autoritetet njoftojnë se rreth 47 mijë persona po mbahen nën mbikëqyrje mjekësore, ndërsa po trajtohen 844 pacientë.
- Kirgistani
Në Kirgistan janë regjistruar 28 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.899. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se numri i të shëruarve arriti në 1.292.
Deri më tani, 20 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19.
- Gjeorgjia
Në kumtesën e Qeverisë së Gjeorgjisë thuhet se numri i rasteve me COVID-19 u rrit në 804 me zbulimin e një rasti të ri, ndërsa numri i të shëruarve është 644.
Numri i vdekjeve në vend ka arritur në 13.
- Moldavia
Në Moldavi, 4 njerëz të tjerë vdiqën nga COVID-19, duke rritur numrin e vdekjeve në 314.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 8.795 raste janë raportuar në vend deri më tani, përfshirë 5.009 të shëruar.
Gjithsej 30 persona raste të reja me COVID-19 u regjistruar në rajonin autonom Gagauzia të Moldavisë, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 535.























