Cappuccino kremoze me shkumë të pasur pa aparat
Sharr Travel

Cappuccino kremoze me shkumë të pasur pa aparat

Është e mundshme të bëhet kapuçono e shkëlqyeshme në shtëpi, madje edhe nëse nuk keni aparat për pjekjen e kafes së këtillë.

Përbërësit:

– 1 – 2 lugë të vogla instant kafe;
– qumësht sipas shijes; pak sheqer sipas shijes;
– 1 filxhan ujë

Do t’ju nevojitet një enë qelqi apo plastike me kapak.

Përgatitja:

Një filxhan ujë vlojeni dhe në të qitni 1 – 2 lugë të vogla instant kafe (varësisht nga ajo sa dëshironi të jetë e fortë).

Shtoni sheqer sipas dëshirës.

Në një xhezve të vogël qitni sasinë e dëshiruar të qumështit dhe lëreni të vlojë. Hiqeni nga shporeti kur të shfaqen flluska në qumësht dhe të fillojë të krijojë mazë.

Qiteni qumështin në enën të cilën e keni përgatitur. Ena duhet të jetë e madhësisë së tillë që qumështi ta mbushë deri në gjysmë.

Mbylleni enën dhe tundeni fort qumështin 20 sekonda, derisa të bëhet shkumë e mirë.

Qumështin qiteni në filxhan me kafe me ndihmën e lugës, dhe në fund zhvendoseni në shkumën e mbetur e cila me siguri ka mbetur ende në enë.

Sipas dëshirës qitni kanellë dhe kënaquni!