Coronavirusi në Itali, vetëm 177 raste të reja
Sharr Travel

Coronavirusi në Itali, vetëm 177 raste të reja

Janë vetëm 177 raste të reja me koronavirusi të identifikuar në 24 orët e fundit në Itali.

Që nga fillimi i marsit, kur numri i rasteve nisi të rritje në mënyrë të madhe, kurrë nuk ka pasur kaq pak raste sa sot.

Janë 88 viktimat në 24 orët e fundit, një rritje e lehtë në krahasim me ditët e fundit. Asnjë viktimë në gjashtë rajone (Bazilikata, Kalabri, Vale d’Aosta, Sardenjë, Umbria, Friuli).

Zero raste të reja në 8 rajone: Trentino Alto Adige, Siçili, Umbria, Sardenjë, Vale d’Aosta, Kalabri, Molize dhe Basilicata. Nga një rast i vetëm në Kampania dhe Toskana.

Në Lombardi, rajoni më i goditur nga pandemia gjatë 24 orëve u bënë vetëm 3,410 tamponë, 89 prej të cilëve rezultuan pozitivë.

Që nga nisja e pandemisë Italia regjistron 33, 689 viktima nga koronavirusi dhe mbi 233 mijë të prekur.