Argjentinë, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 20 mijë
Ministria po ashtu konfirmoi 25 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus është rritur në 608.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Argjentinë ka tejkaluar shifrën 20 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së vendit konfirmoi 929 raste të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 20.197.
Ministria po ashtu konfirmoi 25 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus është rritur në 608.
Në Argjentinë gjithsej 5.993 persona janë shëruar nga virusi.
Ndërkohë, presidenti argjentinas, Alberto Fernandez zgjati bllokimin e detyrueshëm në kryeqytetin Buenos Aires deri më 28 qershor.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë botën. Sipas të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, koronavirusi ka marrë mbi 391 mijë jetë njerëzish në mbarë botën, me mbi 6.6 milionë të infektuar dhe rreth 2.8 të shëruar.























