Peru, në 24 orët e fundit shënohen 137 vdekje nga COVID-19
BKT
   Bota

Peru, në 24 orët e fundit shënohen 137 vdekje nga COVID-19

Me 137 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 5.031 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend, ndërsa me 4.284 rastet e reja ka arritur në 183.198 numri i rasteve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Peru kanë humbur jetën 137 persona, për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga Ministria e Shëndetësisë në Peru, me 137 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 5.031 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend, ndërsa me 4.284 rastet e reja ka arritur në 183.198 numri i rasteve me koronavirus.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri gjithsej i të shëruarve nga virusi në vend ka arritur në 76.228.

Në Peru rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 6 mars, ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.