COVID-19, Brazili shënon 1.473 vdekje të reja ndërsa Meksika 816
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.473 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 34.021.
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit në Brazil janë shënuar 1.473 vdekje ndërsa në Meksikë 816, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.473 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 34.021 ndërsa me 30.925 raste të reja ka arritur në 614.941 numri i rasteve.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.
- Meksikë, 816 vdekje në 24 orët e fundit
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 816 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 12.545 ndërsa me 4.442 raste të reja ka arritur në 105.680 numri i rasteve.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në këtë vend rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.























