Macron i kërkon Iranit lirimin e antropologes së njohur
Presidenti francez, Emmanuel Macron i bën thirrje autoriteteve iraniane të lirojnë studiuesen e njohur franko-iraniane, antropologen Fariba Adelkhah, e cila sot fillon vitin e saj të dytë të burgosjes në Iran, në një proces të konsideruar “politik” nga Franca, proces i cili vështirëson marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Një vit më parë, Fariba Adelkhah u arrestua në mënyrë arbitrare në Iran. Është e papranueshme që ajo është ende e burgosur. Mesazhi ynë për autoritetet iraniane është që ajo të lirohet menjëherë”, ka shkruar presidenti në Twitter.
Ndërsa në fasadën e bashkisë së Parisit është ekspozuar portreti i antropologes të ndaluar më 5 qershor 2019 në Teheran, e cila është dënuar me pesë vjet burg, ku sipas autoriteteve iraniane ka ”kërcënuar sigurinë kombëtare”.
E burgosur në Teheran, Fariba Adelkhah, e lindur në Iran në 1959, banon në Francë që nga viti 1977.
Ajo ka mohuar që në fillim pafajësinë e saj./atsh/























