Bukë integrale, e zezë
Sharr Travel

Bukë integrale, e zezë

Përbërësit

1 kg miell i bardhë

800 ml ujë i vakët

500 gr miell i zi

150 gr fara të thata luledielli, kungulli, tërshëre.

80 ml vaj ulliri

50 gr kripë

40 gr pluhur maja

20 gr sheqer

HAPAT

Hedhim në mikser miellin e bardhë dhe të zi, sheqerin dhe farat e ndryshme.

Në një enë bashkojmë ujin, vajin e ullirit dhe pluhurin maja, duke i përzier me rrahëse vezësh metalike.

Marrim masën e miellit nga mikseri dhe e përziejmë për 10 minuta me përbërjen që krijuam në enë.

Brumin e formuar e lëmë të pushojë për 45 minuta në një ambient me temperaturë të ngrohtë.

E vendosim në tavë dhe e lëmë të pushojë për 40 minuta të tjera.

E pjekim në furrë në temperaturën 220 gradë për 40 minuta.