Salcë Karbonara
Sharr Travel

Salcë Karbonara

Përbërësit

200 gr djathë Pecorino

150 gr pançetë (bacon)

2 vezë

3 thelpinj hudhre

3 lugë vaj ulliri

1 filxhan çaji ujë

Në një tigan skuqim shumë mirë pançetën dhe e lëmë mënjanë.

Në një enë përziejmë të verdhat e vezës bashkë me vajin e ullirit dhe hudhrat e grira.

Shtojmë pançetën e ngrohtë dhe djathin e grirë Pecorino. Shtojmë pak nga uji i pastës së zier, sa të bëhet kremoze.

I përziejmë mirë të gjitha bashkë (jo në zjarr). Shtojmë piper të bluar të freskët dhe e shërbejmë bashkë me salcën.