Smoothie me karrotë, portokall dhe mandarinë
Sharr Travel

Smoothie me karrotë, portokall dhe mandarinë

Përbërësit

400 gr kos

200 ml lëng portokalli

200 ml lëng mandarine

200 ml lëng karrote

4 lugë çaji mjaltë

Vendosim në multi–mikser lëngun e portokallit, mandarinës dhe karrotës. Shtojmë kosin dhe mjaltin.

I përziejmë në mikser derisa të formohet një masë homogjene.