13:58 / 05.06.2020
Çaj i ftohtë aromatik
Përbërësit
1 litër ujë
4 pako me çaj mali / kamomili
3 lugë mjaltë lulesh
1 portokall (i shtrydhur)
1 grape fruIt (i shtrydhur)
4 kokrra luleshtrydhe
Ziejmë ujin në tenxhere dhe vendosim në të çajin e malit / kamomilit. I lëmë për 3 minuta të ziejnë.
Shtojmë lëngun e portokallit dhe të grapefrutit. E përziejmë dhe në fund i shtojmë luleshtrydhet.
E hedhim në një gotë ose filxhan dhe e shoqërojmë me mjaltë lulesh.























