Merkel dhe Sarraj bisedë për zhvillimet në Libi
Sharr Travel

Merkel dhe Sarraj bisedë për zhvillimet në Libi

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert njoftoi se Merkel me Sarraj bisedoi për gjendjen aktuale dhe politike në Libi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Libisë, Fayez al-Sarraj, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert njoftoi se Merkel me Sarraj bisedoi për gjendjen aktuale dhe politike në Libi.

Merkel gjatë bisedës shprehu kënaqësinë për shkak të gatishmërisë së pjesëmarrësve në krizën libiane për të rifilluar negociatat për armëpushimin nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB) brenda kornizës së marrëveshjes nga konferenca e paqes e mbajtur në Berlin.

Kancelarja gjermane tha se nevojitet fillim i procesit të bisedimeve politike duke shtuar se Gjermania është e gatshme ta mbështesë këtë proces.