Pakistan, ish-kryeministri Shahid Khaqan Abbasi i prekur me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se njëkohësisht edhe 65 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, ku numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 2.067.
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit në Pakistan është rritur për 4.728, me çka arriti në 103.671, transmeton Anadolu Agency.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 65 vdekje të reja nga COVID-19, ku numri i përgjithshëm i të viktimave është rritur në 2.067.
Gjatë 24 orëve të fundit në Pakistan janë bërë 22.650 teste, me ç’rast numri i përgjithshëm i testeve arriti në 705.833.
Në Punjab pas një muaji sërish është regjistruar numri më i madh i të prekurve me virus, me çka numri i përgjithshëm në këtë provincë arriti në 38.903.
Në Pakistan deri tani nga koronavirusi janë shëruar 34.355 persona.
Ish-kryeministri Shahid Khaqan Abbasi është një nga zyrtarët pakistanezë të prekur me COVID-19.
Pas heqjes së disa masave të caktuara gjatë muajit maj, në Pakistan është regjistruar rritje e rasteve dhe viktimave si pasojë e virusit.























