Trump dhe Stoltenberg zhvillojnë bisedë telefonike
Trump dhe Stoltenberg sot shvilluan bisedë telefonike ku biseduan për bashkëpunimin e afërt mes aleatëve të NATO-s për të mposhtur pandeminë COVID-19 dhe për të forcuar rezistencën e vendeve.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilluan një bisedë telefonike ku biseduan për çështje të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere në një deklaratë me shkrim tha se Trump dhe Stoltenberg sot shvilluan bisedë telefonike ku biseduan për bashkëpunimin e afërt mes aleatëve të NATO-s për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe për të forcuar rezistencën e vendeve.
Në deklaratë thuhet se Trump dhe Stoltenberg krahas luftës kundër terrorizmit dhe përpjekjeve për prishjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në Afganistan.
"Trump dhe Stoltenberg u dakorduan se talebanët duhet të ulin dhunën dhe të gjitha palët duhet të veprojnë me vendosmëri për të filluar bisedimet mes aktorëve afganë për një zgjidhje politike", thuhet në deklaratën e zëdhënësit Deere.























