10:18 / 09.06.2020
Një tërmet 6 ballë godet Indonezinë
Ende nuk dihet nëse gjatë tërmetit ka viktima, as nuk është lëshuar alarm për paraqitje të mundshme të cunamit.
Një tërmet me fuqi prej 6 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Maluku të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë të Indonezisë njoftoi se epiqendra e lëkundjes është regjistruar 126 kilometra në jugperëndim të ishullit Buru. Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi të tokës prej 10 kilometrash.
Ende nuk dihet nëse ka viktima nga tërmeti. Nuk është lëshuar as alarm për paraqitje të mundshme të cunamit.
Gjatë tërmetit me fuqi prej 6.8 ballë në Ambon, kryeqytetin e provincës Maluku, në fund të vitit të kaluar humbën jetën 39 persona.























