09:06 / 10.06.2020
Merkel e Macron thirrje BE:Të përgatitemi për valën e dytë nga koronavirusi
Liderët kryesore të Bashkimit Europian, rikthejnë frikën në vendet e unionit në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.
Përmes një letre drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Macron kërkuan që BE të marrë masat e duhura për një valë të dytë të mundshme të infektuarish nga Covid-19
Në mesazh konfirmohet që përgjigjja kaotike ndaj pandemisë ka ngritur pikëpyetje rreth përgatitjes së Unionit, duke nënvizuar këtu rëndësinë e një reagimi të përbashkët europian.























