Egjipti përgatit terrenin për rikthimin e turistëve
Nga piramidat te plazhet në Detin e Kuq duke kaluar tek monumentet e Kajros, Egjipti, që po përballet ende me koronavirusin e ri, po riorganizohet për të rihapur vendin për vizitorët.
“Në Egjipt, po përgatisim terrenin që turistët nga mbarë bota të gjejnë një destinacion (…) me kushte shëndetësore të jashtëzakonshme”, theksoi ministri i Turizmit Khaled El-Enani, në një intervistë.
Nëse masat për rihapjen do të njoftohen në ditët e ardhshme, ai konfirmoi se autoritetet nuk do të jenë nën presion.
“Pritet që kurba e kontaminimeve të jetë e qëndrueshme”, theksoi ai duke përshëndetur shifrat shumë të ulëta në raport me vendet e tjera të rajonit dhe botës.
“Egjipti ka regjistruar rreth 33 000 raste me COVID-19, përfshirë më shumë se 1 200 viktima”, sipas statistikave zyrtare.
Sipas ministrit, destinacionet e para turistike që do të rihapen do të jenë plazhet në Detin e Kuq dhe plazhet mesdhetare në perëndim të Aleksandrisë./atsh/























