Meksikë, numri i viktimave nga COVID-19 arrin në 15.357
BKT
   Bota

Meksikë, numri i viktimave nga COVID-19 arrin në 15.357

Vendi ka raportuar 708 vdekje të reja që ndërlidhen me koronavirusin e ri.

Në Amerikën Latine vazhdon përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa numri i rasteve të vdekjeve në Meksikë ka arritur në 15.357, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Meksikës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 708 raste të reja të vdekjeve.

Nga ministria gjithashtu informojnë se gjithsej 4.883 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 129.184.

Sipas të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 në botë ka arritur në rreth 7,36 milionë, me mbi 3,45 milionë të shëruar dhe mbi 416 mijë të vdekur.